Të gjthë pa dashje kopjojmë njëri-tjetrin. Asimilojmë shijen e përbashkët. Të kopjosh haptazi ama apo të marrësh idenë e tjetrit dhe ta përvetësosh është e ulët. Shumë e trishtueshme sidomos për atë që e bën. Kaq e përhapur është sa shpesh pyesin ku i merr këto që shkruan. Sikur të jetë gati e pamundur që një njeri të ketë një ide të veten. Është veprim i shemtuar të kopjosh. Nga ana tjetër, kopja është kompliment. Nëse njerëzit të kopjojnë ka shumë mundësi të jesh duke bërë diçka mirë!
Kur marrim diçka dhe duam ta ndajmë, minimumi që mund të bëjmë është të vendosim autorësinë apo burimi i informacionit. Në rrjete sociale mund të bësh Tag. Kjo lejon që autorësia të mbetet e pacenuar por edhe reputacioni ynë. Në fund, herët a vonë zbulohet. Të respektosh autorësinë ka plot të mia. Një është se fitojmë vetë kredibilitet, dy në rrjetë do të arrijmë të ndërlidhemi me njerëz të talentuar dhe plot frymëzim.
Si të kuptosh nëse dikush kopjon? Disa që sheshin për shembull vendosin foto joorigjinale tepër të bukura për të qenë të vërteta! Të tjerë që shkruajnë, çdo postim një stil ndryshe! Tani mbase ka edhe njerëz me aftësi kaq të veçanta, por le ta themi se është shumë e rrallë. Ata që kopjojnë janë pak dorë shtrënguar për vete në share dhe reagimet e ndryshme në rrjete sociale, nga frika se mos i dalin para atyre që u kanë marrë materialin.
Në fakt kjo çështje e autorësisë është shumë e ndërlikuar. Në art abuzohet nën emrit të frymëzimit. Të mësosh prej dikujt dhe të arrish të bësh diçka ndryshe do punë dhe talent. Të kopjosh është rrugë e shkurtër për njerëzit që kanë ego më shumë se talent dhe pasion. Përfundimisht nuk ia vlen të kopjosh, nëse të kopjojnë ta dish se je një hap përpara!
Lexo edhe Shtimi i ndjekësve