Në Tiranën tonë kafja është fillimi dhe përfundimi. Unë sigurisht pi kafe dhe bie lehtë pre e shijes së kafesë në kafene. Atje ku ne, banoret e këtij qyteti e ndalim kohën për ca minuta… ose orë… ç’rëndësi ka. Disave mund t’u duket çudi. Në fakt ta shtysh një filxhan kafe për një orë do një çik talent. Talent i lindur që kërkon shumë praktikë. Aroma e kafesë ka aromën e miqësisë. Ka shijen e ujdive. Kafja pihet me shumë por të ngjit veç me disa. Rituali i përditshëm do kohën e vet. Ndalohet nxitimi. E urrej nxitimin. E dua kafen. Kafja ka shije takimesh dashurie. Kafja ka nxehtësinë e polemikave. Atje qahen hallet, zgjidhen… ose harrohen. Bluarja e kafesë ngjason me bluarjen e esencës njerëzore e cila shtrydhet nën presion dhe del… kryevepër. E shtrydhur, e fortë apo e hollë sipas muhabetit ajo përshtatet.
Aroma e kafesë ka aromën e miqësisë. Ka shijen e ujdive.
Arome parfumi🙂