You are currently viewing Japmarrje

Japmarrje

Marrëdhënie: Lidhje e ndërsjellë bashkëpunimi, ndihme e bashkëveprimi ndërmjet dy a më shumë njerëzve, thotë fjalori Fjalë.al. Saktë, saktë pa kundërshtime, po mua më duket se e nisim tashmë mbrasht. Marr-dhënie, pra së pari pritet të marr e normalisht të jap më pas. Nëse më pëlqen, po më doli koha. Sikur sensori në tru vjen: dale të marr një herë pa të shoh çfarë mund të jap. Pra të gjitha relatat njërëzore personale e jo, duket sikur kuhshtëzohen nga marrja. Pra kjo paraprin çdolloj ndjenjë tjetër?

Marrja, kaq e rëndësishme. Që të vegjel mësojmë të marrim e pak më vonë të japim… Është ndjesia më e hershme, dhe mjerisht nuk ikën… më. Tani nuk dua ta ndryshoj fjalën, (larg qoftë kush jam unë?) po për vete dua ta kthej kuptimin nga brenda dhe e bëj Japmarrje, mbase sensori vjen ndryshe. Të filloj të jap njëherë e pastaj të marr… po mora. Miqësitë, dashuritë dhe puna madje, besoj do të ishin ndryshe shumë sikur të fillonin me një Japmarrje të mirë.

Pse e ndërlikon veten- më thonë shpesh. Mbase thjeshtësia ku jetoni nuk është vendi më i mirë?

This Post Has 4 Comments

  1. Ana

    Do i them dhe unë kështu ose më mirëdo përpiqem t’a konsideroj kështu; Japmarrje .
    Të lumtë mendja dhe pena. Na bëre te mendojmë …më thellë,më mirë,më dashur.

  2. Linda

    Nje riprogramim i mendesise qe mund ta ndryshoje boten! Shkruar kaq kendeshem. Je nje yll.

    1. Noa

      Të faleminderit…po filloj nga vetja një herë.

  3. Lenci

    Sa mire do ishte

Leave a Reply