Tek Liqeni të gjithë shkojmë. Të gjithë ndihemi në natyrë pa prekur egërsinë e natyrës. Ndihemi të lirë, në këtë kapsulë të gjelbërt. Ka familje tek Liqeni, shitës ambulant, të çmendur, artistë rrugësh, sportdashës. Liqeni është i të dashuruarve, familjeve të reja, studenteve me kitarë. Të gjithë, të rinj e të vjetër përçapen, ecin, vrapojnë, rrëshqasin me patina … drejt së gjelbres. E gjelbra që mbijeton na tërheq. Ne e shtyejmë, ajo hakmerret ëmbël me varësinë që kemi ndaj saj.
E na bën të endemi rreth e rreth liqenit në dihatje për oksigjen, duke lypur gjelbërim.