Jemi të ngujuar, nuk dalim dot. Kësaj rradhe është realitet “fantastikoshkencor”. Prapë për aq sa vështirë mund të jetë, unë them se po lirohemi, nuk po bllokohemi. Më qan shpirti për secilën viktimë, për ata që janë të frikësuar spitalëve, për ata që i ka zaptuar paniku. Prapë them të bllokuar ishim edhe përpara. Të bllokuar në një rreth vicioz të cilin mezi presim të rinisim çmendurisht. Ndihemi rehat, kur nuk dëgjojmë zogjtë, kur buçasin zhurmat, kur nuk jemi në shtëpi vetëm me vetën. Sepse kemi një frikë të të tmerrshme. Frikë nga vetja, nga mendimet tona. Ndërsa nuk kemi aspak frikë nga tymi i makinave, ndotja, konsumizmi, blerjet kompulsive, ritmin e shpejtë me të cilin krenohemi se arrijmë të mbajmë. Ndalo, mendo, kush je? Me kë jeton, kë ke afër? A e njeh akoma, atë njeh akoma? A të dhimbsen akoma? A do të harrosh prapë sa vlen jeta kur gjithçka do të kalojë?
Në heshtjen që filloi në qytetin tonë, buçasin të gjitha frikat tona, unë i dëgjoj. Janë të tmerrshme, i ngjajnë të miave. Sepse sado të ndryshëm të jemi, në fund frika ka një tingull të vetëm. Çfarë mund të bëjmë? E dimë përmendësh, do të bëjmë siç na kërkohet! Ndërkohë që jemi të bllokuar, do të marr kohë vërtetë t’i bëj nja dy pyetje vetes, se mos kam harruar kush jam.
Sot, për çudi, cicëronin zogjtë më fortë…i dëgjove ti?
Picture by Erald Halili so-called Dronaxhi