
Ekziston një kapërcim midis dorëzimit dhe lindjes. Aty, kur lëshohet, amplifikohet me në fund fluturimi. Dhuna që i bëjmë vetes çdo ditë na është mësuar tepër mirë.
Marrim me grushta çka duhet të përkëdhelur. Lidhim, ç’duhet lënë të lirë. Shtrydhim atë që gufon vetiu. Pa ngut, vdes njeriu, pa ngut duhet të jetojë. Petku i kadiftë të flatrave është përzier me dobësitë, por nuk pengohet të fluturojë sikur për pak, sikur për gjithmonë.
Një pe pengon shpirtin e të fortit, është peu i sakrificave të kota, që asnjë nuk kërkoi asnjë nuk sheh, asnjë do të shpërblejë.
Në përplasjen më të fuqishme të shpirtit, dorëzimi, shenjtërohet në mbijetësë, i vetmi qëllim.

Shtyp këtu për porosi
