You are currently viewing Ne dhe mjerimi

Ne dhe mjerimi

Ndoshta, ndoshta, ashtu qoftë, nuk është mjerimi që na ndjek as ne që ndjekim atë.
Ndoshta është lentja që na është krijuar midis mendjes dhe zemrës që kërkon bukurinë medoemos.
Apo ku nuk e gjen krijon shpjegime të justifikueshme, se mjerimi vërtet e ka një shpjegim gjithmonë.
Mund të jetë që kjo lente zmadhon pak nostalgjinë dhe zvogëlon nevojën tonë për të jetuar modernen.
Njëra shkatërron tjetren. Çudi, nën detyrë të përmirësimit diçka rrëzohet që tjetër të ngrihet.
Aty midis, qëndrojmë ne, dëshmojmë ndryshimet, vëmë re lëmshët dhe mbeturinat, shënojmë diku grimcat e shpresës. Këtu, me këtë lente, shohim përtej dhe mjerimin e kthejmë në mjet, mjet kërkimi, jetëshpëtues. Si filtër na pastron nga pritshmeria, kotësia.