Nëse të tjerët nuk e shohin vlerën tënde nuk do të thotë se nuk e ke. Nëse ti nuk e sheh, të siguroj se shpejt mund ta zbulosh. Nëse po numëron dështimet dhe disfatat të jetës të kujtoj se nuk je vetëm e nëse ndihesh vetëm të siguroj jemi vetëm të gjithë se bashku. Nëse gjithçka po shkon mbrapsht, ti ji mbarë. Nëse nuk ke marrë mirënjohje, lavdërime e dekorata, ki merak zemren ta kesh në gjoks. Nëse e ul pak kokën para kësaj katrahure fodulle, ngrije prapë e mos ki frikë të jesh “njeri”. Nëse jeta jote nuk ka shkëlqime apo lavdi, dije se ekzistenca jote është vlera më e madhe. Çdo gjë tjetër le të jetë shtegu yt. Vlera jote mbetet e pacënueshme. Shumë gjëra të rëndësishme nuk kanë rëndësi …
Shkëndija e jetës gjendet në ty dhe kjo mjafton.

Dhe kështu këto copëza ditari nuk nxjerrin gjë të madhe në dritë, nuk zbulojnë gjë të re. Megjithatë, pyes veten si nuk i shkon mendja njëriut në vend se të shkruaj tekste për suksesin të ndihmojë dikush se si durohet dështimi, se si i mbijetohet. Ndonjë manual praktik që të dalim ballë lart ndaj “fatit të keq”. Po ta bëjë pa përmendur shpresa dhe premtime. Unë për vete s’jam e zonja ta bëj, por di që jeta mjafton.

Shtyp këtu për porosi
