Ndala, librat më tërheqin si magnet. Robi i mirë i kish rreshtuar bukur bukur një nga një. S’kishte shumë por përshkonin pothuajse trotuarin cep më cep. Nuk para e lëshoj lekun kollaj por librat e përdorur më tundojnë shumë. Pyeta për çmimet, e bleva një. Italisht, i viteve ’40. I mbajtur, i zverdhur, i përsosur. Ai e pa magjepsjen time dhe më tha se librin e kishte një familje intelektualësh që kishin studiuar jashtë. Ai fliste, unë aq desha. Për një çast mendova se po e shpikte, mbase, gjithsesi ishte bukur. Filloja të doja librin, të doja atë familje . . . Madje dhe shitësin e shkretë.
Aq dua unë po, libri mu bë kaq i dashur. “Ai qe plak -tha shitësi- vdiq e librat ia mora fëmijëve me pak lekë”. Tani unë kisha këtë grimcë kulture nëpër duart. Këtë grimcë epoke e histori. Njollat e filxhanit nëpër faqe . . . grimca jete.
Ëndrrën e bukur e thur vet. Më mjafton të ndjej aromën e letrës, të prek faqet të zverdhura, të shkund pluhurin e harresës. Ja kaq desha unë.
Librat e vjetër nuk kanë vetëm përmbajtjen, por kanë shenja e shënime, palosje e njolla, zhgaravina e dedikime të cilat përmbajnë një histori më vete. Një histori që i shton përmbajtjes një vend veç për fantazinë time.
Shënimet personale të këtij libri i gjen këtu Nisja ndaj shkrimit artistik
Nëse të pëlqen mund ta ndash me të tjerët, për mua do të thotë shumë!
Me pelqen shume..☺ great
Me pelqen shume..☺