Në faqet e ditarit tim të parë, ato të bukurat, u mbushën me pikëpyetjet e para, me “mospërgjigjet” e para. U mbushën me ndjenja të ndërlikuara, të pa zgjidhura. Ajo që jam shpesh nuk ka përputhur me atë që dukem, duhet, ose dua të jem. Lëmshi i fjalëve është gjithmonë i pranishëm dhe pikërisht atë lëmsh ndjej vazhdimisht brenda meje.
Kush jam? Jam një qenie ujshme. Çdo gjë kalon dhe duket përtej. Marr forma të ndryshme, por rrëshqas nga duart. Jashtë kontureve.
Ç’duan të jem? Një palaço që spërkat lozonjare me përkorje ujë publikun. Ajo që qesh për të tjerët… kur për vete qan. Gjithmonë në rregull, brenda kontureve… ujë i ngrirë.
Ç’dua të jem? Ujë, por i mirë. Dua të jem rrëke. Prandaj dal nga konturet, që të derdhem.




Shtyp këtu për porosi

😳😳 Vërtet e ndjerë!
Je thjesht vetvetja 😊