Sa faqe ditari kam shkruar për këtë. Kam ditarin e parë… Faqet e bukura u mbushën me pikëpyetjet e para, me “mospërgjigjet” e para. U mbushën me ndjenjat më të ndërlikuara dhe të pa zgjidhura. Ajo që jam nuk ka përkuar gjithmonë me atë që dukem, duhet apo dua të jem. Lëmsh foljesh, po pikërisht atë lëmsh ndjej vazhdimisht.
Kush jam? Jam një qenie e ujëshme. Çdo gjë kalon e duket përtej. Marr forma të ndryshme por dhe rrëshqas nga duart. Jashtë kontureve.
Ç’duan të jem? Një palaço që spërkat lozonjare me përkorje ujë publikut. Ajo që për të qeshur bën… kur për vete qan. Gjithmonë në rregull, brenda kontureve… Ujë i ngrirë.
Ç’dua të jem? Ujë, por i mirë. Dua të jem rrëke e të freskoj këdo. Prandaj dal nga konturet që të derdhem.
😳😳 Vërtet e ndjerë!
Je thjesht vetvetja 😊