Si mund të jem më i këndshëm në rrjet?
Kam lexuar se gërmat e mëdha i acarojnë lexuesit. Përdorimi i gërmave të mëdha (capital) jep ndjesi urgjence, tamam sikur po bërtasim. Ia vlen të mendojmë para se t’i përdorim. Çdo font ka një shije dhe një emocion… Nëse do që profili apo teksti yt të jetë i goditur ia vlen të informohesh.
Gjithashtu, mos ma merrni ters, postimet me selfie njëra pas tjetrës bërtasin dhe bërtasin dhe shpesh nuk thonë shumë.
Nëse ke nevojë të BËRTASËSH të jetë për një gjë që ia vlen!
Mos bërtit, përmirëso argumentin! – Desmond Dudu
Vazhdo lexo: Etika në rrjet – Pak kujdes