Që kur e mira i largonka njerëzit?
Ka njerëz që i largon e mira. Ndoshta nuk janë mësuar më, mbase zemra i është mbërthyer mirë nga kyçi i frikës.
Aq shumë e urrejnë veten sa nuk i besohet se dikush mund ti dojë. Aq shumë nuk besojnë tek vetja sa nuk arrijnë ti besojnë më asnjërit.
E mira i largon njerëzit më shumë se e keqja. Mbetesh vetëm ti që thua fjalën e mirë, mbetesh çuditërisht i larguar… se fjalët e tua mbeten të pabesueshme.
Ka ca njerëz që nuk pranojnë të mirën. E shtyejnë… se kanë frikë, më shumë frikë nga e mira se nga e keqja.
Të gjithë e duam të mirën por kemi frikë ta pranojmë, kështu siç është, pa frikë, pa interes… ashtu siç vjen.
Ka vërtetë? Sa keq!!! Shumë informacion i vlefshëm. Mund të.kuptojmë më mirë ca sjellje në dukje të çuditëshme. Faleminderit që shkruan
Ka vertet! Faleminderit qe lexon! 🙂