You are currently viewing Bëhu pisë me jetë!

Bëhu pisë me jetë!

Durrës

Bëje tani atë për të cilin ke lindur! Nëse do të shkruash shkruaj! Pikturo, këndo, krijo, gatuaj, qep, ndërto, ngjit, thur, shit, mëso, përziej llaç!
Mos prit të kesh të gjitha veglat, përbërësitë, as kushtet, as aftësitë, as “motivimin”. Vetëm ji atë që ke lindur të jesh! Nuk e di akoma hë? Provoji të gjitha me rradhë.

Vetëm bëhu pisë me jetë! Nuk ka rrugë të lehtë por është shumë e bukur! Njerëzit do të pyesin marrëzisht po ç’fiton? Ti do të dish të përgjigjesh se kush je, lumturisht!

Behu pisë me baltë e yje! – Noa Nur