You are currently viewing Reflekse mbi mure

Reflekse mbi mure

E nisim këtë jetë sikur të ishte simulimi i frikave të trashëguara. Më pas, prishja e programëve të njëpasnjëshme na lëshon betejave të kota. Njeriu autentik që të mbetet i tillë krijon pjesëza të reja nga ç’mbetet. Trazohet e trazon, gris etiketa, bezdis. Mungesat, dështimet, frikat, gabimet bëhen mjet shpengim të shpirtit i cili dëshiron të ngrihet me në fund i lirë nga kolonizatorët e mendjes. Fuqizimi vjen kur kupton se ç’ka humbur qe e panevojshme. Kështu, të brishtë, të cenueshëm, të ndryshueshëm fitohet mbi qëllimin, që tjetër gjë nuk është veç se të jesh çdo herë ti.


Cilat mund të jenë kalimet e shpirtit tonë?
Që lëviz, qëndron, prishet e rregullohet. Ai zdrugohet dhe merr forma të ndryshme në varësi të motëve dhe të ngjarjeve.
Edhe nëpërmjet sendeve, fjalëve, vendeve, njerëzve, duke zbrazur e mbushur si nga enë në enë, merr formë humb formë.
Duke lëshuar e thithur e më në fund të marr tipare të pakufinjta, mrekullisht të pasakta.
Më shumë ky shpirt zgjerohet ai lartësohet vetëm nga masa e Dashurisë që kalon nëpërmjet tij.


Kam pështypjen se ne lindim në burg. Fëmijëria na jepet si ngushëllim, a çmim sjelljeje të mirë. Por në të vërtët çka na rrethon pavetëdije, sikur sheqeri që na jepet e na rrit të topitur, është një rrethim. Ngjeshemi në kafaz duke e quajtur fole, duke harruar se qëllimi është fluturimi. Mirëpo kush është me fat përçapet e rrëzohet, e kush më pak, u priten krahët bashkë me guximin. Kështu, në këtë gjëndje gjymtimi, lirohemi, pak nga pak, çmëso këtu e çmëso atje. Se mësimi më i madh është çmësimi. Kupton, se zorrët duhet ti kishe dëgjuar, por tani po shërohesh… deri në fund.

Herë shkruaj në ditar çka lezoj në reflekse mbi mure.

Shtyp këtu për porosi

Loading