You are currently viewing Vintage-Pjesa 1

Vintage-Pjesa 1

Çfarë është Vintage? Makina e vjetër? Fustani demode? Fjala Vintage i ngjan pak fjalës stazhonim, pra si vera që me kohë bëhet më e mirë. Stili Vintage ose Retro ka marrë dhenë kohët e fundit. Ka prekur  shijen tek veshjet, makinat, shtëpia dhe muzika. Nuk e di se çfarë i shtyn njerëzit të kthehen tek kaluara. Mbase nostalgjia. Disa ama nuk mjaftohen të ndjekin rrymën e modes por duan të ndihen rehat me stilin e veshjes apo që rrethohen në shtëpi. Personalisht më pëlqen të përziej elemente Vintage në stilin tim pak eklektik dhe gjithmonë në ndryshim.  Ama, ka të tjerë që me besnikëri kanë vendosur të kthejnë jetën e tyre në një udhetim në kohë.

Udhëtimi në kohë

Ju prezantoj këtë çift të lezetshëm.  Vizito profilin e tyre në Instagram 1930_cherie

Ata do t’ju japin  një ide se çfarë do të  thotë një stil Vintage. Atyre u pëlqen  1930 dhe rrotull dhe me sa duket nuk ka të bëj veç me veshjen  por me shijimin  e jetës e bazuar  në kulturën e kaluar. Kjo nuk do të thotë se janë të prapambetur  apo të çmendur, thjesht  kanë një shije  tjetër. Madje pas këtyre veshjeve jashtë mode fshihen  mendje moderne dhe mjaft  të ndritura!

Më pëlqen  të shoh  persona  që kanë  guximin  të jenë vetvetja.

Capture1

Ajo me sa duket  shet nga koleksioni  i saj në dyqanin  online Catherines Vintage Shop! Pra pasioni mund të jetë  edhe përfitues! 

Më thoni  çfarë dini  për stilin  Vintage!

A keni menduar  ndonjëherë të vishni  diçka  ndryshe  nga ç’është  moderne?

Si do të ndihesh sikur të shikoje  njeri  i veshur totalisht si 1930?

A mendon  se ke një veshje Vintage më dërgo  fotot  e tua!  Më kontakto! 

Pictures by cortesy  1930_cherie

Leave a Reply