Mos e merrni seriozisht jetën në rrjete sociale. Nëse nuk pëlqejnë atë që pëlqeni ju nuk do të thotë se ju urrejnë. Edhe sikur mos ta pëlqejnë, kjo nuk ta ndryshon vlerën. Ka disa që nuk bëjnë likes sepse nuk duan të ekspozohen në rrjet, apo thjesht ashtu ndihen në atë moment.
Të pretendojmë Likes në rrjet është tregues papjekurie, në fund të fundit gjërat duhet të vijnë natyrshëm. Jo kaq seriozisht, merr frymë e dil merr ajër! Edhe nëse ndërveprimi në rrjetë mund të ndikojë në bisnes nuk ka pse të jemi kaq hatërmbetës apo agresiv!
Me që ra fjala, Instagram do të fsheh likes, tashmë në disa vende vendim i zbatuar, ato nuk do të duken më nga ndjekësit. Më vjen keq, në se kjo ishte jeta jote, bën mirë të gjesh diçka tjetër që të ndihesh më mirë!
Jeta vazhdon!