I thashë pronares së lokalit të më rezervonte një vend në orën shtatë të darkës. Pak kohë më përpara solla nga shtëpia disa orendi… jastëqet e shtëpisë, mbulesë, lule dhe qirinjë.
E zbukurova vendin sipas dëshirës. Habia e njerëzve nuk më shkurajoi. Sytë e njerëzve kurioz nuk më ndalen. Vendosa lule. Mora me vete kavanozat me tyl të cilët kësaj radhe i përdora si vazo lulesh. Pronarja ishte shumë e mirë dhe më dha nja dy shandane të vogla shtesë.
Atij… i thash zbrit pije një kafe… sa të bëj darken gati. Atje kishte tashmë të porositur një aperitivë nga ana ime tek këndi i rezervuar. Do të kisha dashur të shihja fytyren e tij. Pak minuta më vonë zbrita me koshin e piknikut. Normal, isha veshur për rastin… Pronarja e lokalit më ndihmoi me pak muzikë ndërsa hyja në lokal. Ishte një çast kaq i bukur dhe romantik! Surpriza funksionoi! Ai nuk e priste fare. Pas pak erdhi kamarieri me gota Martini, që i pata porositur më parë dhe këto. Menuja ishte e thjesht, kikirika, fruta të thata, bukë të thekura të vogla dhe salcra pikante. Ishin të mira, por qëllimi nuk ishte ushqimi. Qëllimi ishim ne. U rrethuam nga hija e dashurisë sonë.
Për nja dy orë atje tek lokali i lagjes, pa shpënzuar dhe pa levizur shumë shijuam një nga mbrëmjet më të bukur të jetës sonë. Ai kënd u trasformua në një ishull.
Nuk e fsheh të gjithë na shikonin të çuditur. E dini çfare? Nuk na interesoi fare!
Nëse do të bësh një surprizë mendo për tjetrin e jo për veten! Hiq komplekset! Ki mendjen tek detajet! Kjo dotë thotë se nuk ka rëndësi vetëm sa ha apo çfarë por dhe si. Ka rëndësi atmosfera që krijohet. Nuk vlen sa lek harxhon por sa mendje shpenzon. Kjo ndihet dhe tjetri do të mbetet i kënaqur. Fotoja sipër ju jep pak idenë e atmosferës që u krijua atë mbrëmje.
A keni provuar diçka të tillë? Do të kisha shumë qejf të dëgjoja nga ju ç’mendoni!
Shumë faleminderit për suportin dhe mos harroni të regjistroheni që të merrni të rejat në inboksin tuaj!
Hajdeseflasim!
Ua sa e bukur kjo ide por ama dhe sa e guximshme qe je ti . Une nuk perballem dot me shikimet aty ne Shqiperi madje per kete arsye edhe nuk me pelqen te dal fare kur vizitoj prinderit . Te lumte per guximin ,vajza si ti i duhen asaj shoqerie ,tju mesohet syri e te mesojne te shohin punen e tyre.
Love Dori
Hahahaha:D:D
E ke ber vertet 😂
Shum e bukur🙏