Njerëzit mendojnë se duke shkatërruar të “vjetren”, “të pariparueshmën” lirohen. Shkatërrimi krijon fantazma në ndërdije. Sa më shumë diçka asgjësohet, luftohet, ajo është e destinuar të bëhet legjendë. E ndërsa shumë ngjarje dhe tmerre vazhdojnë të prekin njeriun, ne qajmë, kujtojmë, flasim, zihemi për legjendat. Ato ngrihen hijerënda në formë anekdotash, të ekzagjeruara mbase. Por është prapë real ekzagjerimi, është dashuria apo mllefi apo vuajtja e përbashkët që ngjyros ngjarjet.
Kultura e “shembjes” nuk më duket se i përket zhvillimit, po kush na pyet.
Shkatërruesi nuk është më i fortë se shkatërrimi, shkatërrimi në vetvete hakmerret duke lartësuar Legjenda.

Më shumë kujdes kur shkatërron se sa kur të shkatërrojnë.