Nuk kisha ç’të shkruaja? Mjerisht nuk më ndodh. Kam kaq shumë mendime sa nuk arrij ti vë në rradhë. Idetë e pashtershme, frymëzime dhe projekte. Kaq shumë mendime sa të shpërthej. Sikur plas. Ndjej gati dhimbje, ndoshta si dhimbjet e lindjes para se të krijoj diçka. Sikur më mblidhen të gjitha përjetimet dhe … Nuk di ç’të bëj më parë. Atëherë eksploroj. Po, studjoj ndonje teknik poezie si Hajku, studjoj epokat … Romanticizmin apo Rilindjen. Lexoj, lexoj, lexoj. Çdo gjë lind poezi, muzikë, pikturë. Atëherë shetis.

Në vend të zbraz mendjen e mbush më tepër. Idetë marrin jetë e fillojnë të më bëhen si shokët imagjinarë të fëmijërisë. Rrugët, njerëzit shndërrohen në vargje dhe zhurmat në muzikë. Muzika në qetësues.

Kur nuk shkruaj do të thotë se po plas!