Ka shumë kështjella. Evropa mbahet për kështjella, të bukura, të zymta, të rrënuara apo të mbajtura. Më pëlqen ti vizitoj, të zbuloj e mbi të gjitha të fantazoj. Shqipëria ka plot kështjella të famshme… prap ndërtojnë të tjera në formë lokali.
Ka ca kështjella të frikshme, janë ato me mure të larta mendore. Ato janë ndërtuar me gurë krenarie, ambicie, smirë. Ato qëndrojnë të larta e të ftohta. Asnjë nuk futet pa luftuar. Në këto kala nuk depërton asgjë, as shigjet as peshqesh. Janë të ngrira dhe pa jetë kalatë njerëzore që fshihen pas fasadave madheshtore. Madheshtore në fakt është veç injoranca e tyre.
Fotografi nga lokali Residence Illuminatum Vizitojeni…