Më pret kur kthehem. Gjithë gëzim duke tundur bishtin , ç’them bishtin, tundet i tëri. Më pret kur jam e zënë. Më pret derisa zgjohem në mëngjes për të më mbuluar me ledha . . . Më lëpin veshët çdo ditë. Pret kohën time për çdo gjë, shetitja, ushqimi, loja, përkdheljet. Pret si qen. Si qen pronarin. Pikerisht . . .
Mësoj se unë për vete nuk pres dot. Humb durimin shpejt. Acarohem kur nuk përmbush programin, kur pres dikë, kur nuk përgjigjen pyetjes. Vij nga një epokë “shtatanikësh” e cila do të mbarojë punë menjëherë. Nuk pret as stinët as motin. Nuk pret. Vij nga epoka ku më i shpejti fiton. Vërtitem me nxitim se as ata që dua nuk presin . . . Dhe për ti kënaqur më duhet të vrapoj.
Mësoj prej qenit se dashuria e ndalon kohën dhe pret . . . dhe nëse dua të fitoj duhet të pres.
😊😊
I ke rënë pikës! 👏👏