You are currently viewing Sikur të isha bijë

Sikur të isha bijë

E rrita veten, e mësova, i ndenja në kokë shpirtit, që do të ishte prishur me mijëra herë aq i trazuar është. Po i vura digë shpërthimit. Digë mirësie, digë kujdesi. Ta mbaja shpirtin qelibar…Ta mbaja të tejdukshëm por të pathyeshëm. Ah, mbase skalita, ca shenja tek-tuk, me shpresë ta zbukuroja e të mbetesha e çmuar. E rrita veten, e mbrojta sikur ta kisha veten bijë.

Erdhi dita ta ledhatoja veten, ta doja, ta llastoja veten pa frikë. I thash vetes po, ik loz, kënaqu. Mu desh pak sa ta doja veten shumë. E ushqeva, u kujdesa, i këndova ninulla të ëmbla, e përkunda në djepin e fantazisë. Sikur të isha bijë, i fola vetes duke i thënë fjalë të mira, butë-butë. Ç’i fërkova ballin vetes netëve të ankthshme! I tregova përralla, i dhashë të drejtë, i fshiva lotët, e bëra për të qeshur. Sikur të isha bijë,  i qëndrova pranë vetes, nuk e lash veten vetëm kurrë!

This Post Has 4 Comments

    1. Noa

      Faleminderit

    2. Noa

      Faleminderit shumë!

Leave a Reply to Noa Cancel reply