You are currently viewing Romantizëm

Romantizëm

A të pëlqejnë zemrat? Arushat e pellushit? Mendon se kur dashuron, bëhesh automatikisht romantik?

Ndoshta je më pak se ç’mendon ose më shumë se ç’kujton. Sepse romantizmi i vërtetë është shumë ndryshe nga ç’ka mendojnë njerëzit.

Romantizmi lindi si lëvizje shpirtërore, artistike, kulturore nga fundi i 1700-ës deri 1800-ën, në Evropë. Solli një risi në literaturë, art dhe koncept.

Në atë periudhë sipas një enciklopedie termi “romantik” përdorej për të përcaktuar një stil jashtë së zakonshmes. Me kalimin e kohës romantizmi u zhvillua në shumë vende duke u rritur në një lëvizje më revolucionare. Njeriu, natyra e tij, ishte në qendër të vëmendjes. Vlera të reja si liria, ndërgjegjësimi social dhe politik, vlerat kulturore të reja dhe rryma shpirtërore mistike lindën pikërisht gjatë asaj epoke të quajtur romantike. Romantizmi përfshin ndjenjë dhe racionalitet. Ekzaltimi i të qenit në jetë, çlirimi nga kode klasike ia la vendin krijimtarisë së lirë. Imagjinata më në fund mund të ishte e prekshme në të gjitha llojet e artit. Romantizmi ishte një “mënyrë të ndjeri”. Çdo vend e kulturë e pëvetësoi ndryshe apo ia adresoi kauzës se vet.
Një ndjeshmëri e formuar nga kërkimi shpirtëror dhe intelektual. Një diapazon i gjerë ndjenjash e njohurish. Një gërrmim i brendshëm sublim dhe i dhunshëm.

E gjithë kjo preku edhe mënyrën se si do të përshkruhej e ndihej dashuria. Por jo veç ajo, dashuria, miqësia, besimi, fisnikëria, fjala, ndjenjat, të gjitha vlerat njerëzore morën thellësi.

Prandaj ekziston dashuria romantike, por mund të ekzistojë edhe miqësia romantike, dhembja, gëzimi, arti romantik po aq sa edhe ushqimi romantik, ndoshta.

Mund t’i sjellësh lule të dashurës, por mund të mos jesh romantik. Mund të jesh duke lënguar për të dashurin e largët por nuk je romantike. Lule, çokollata, postime të sheqerosura në rrjete sociale, puthje në mes të rrugës, pseudopoezi, këngë ”baby, baby”, ky është romantizmi komercial. Që të jesh romantik duhet më shumë se kaq.

Lexo edhe Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?

Banner

This Post Has 2 Comments

  1. Tani Marku

    Fantastike kjo Noa! 🤗🙂

Leave a Reply to Tani Marku Cancel reply