You are currently viewing Poezi Japoneze

Poezi Japoneze

  • Post author:
  • Post category:Blog
  • Post comments:4 Comments

Në diell dhe e shoqëruar nga leximi i poezive me zë. Nuk kërkoj gjë tjetër, në këtë stinë! Gjeta një libër, Poezi Japoneze, 1990 i përkthyer nga  Petraq Kolevica. Nuk kishte libër tjetër më të përshtatshëm për të mirëpritur pranverën. Më përpiu jo vetëm poezia por edhe komentet mbi stilin japonez. Po ndaj shkurtimisht vetëm disa me ju.

Tanka

Tanka përmendet e para në këtë libër. Poezi a ndarë në 31 rrokje, 5-7-5-7-7. “Tanka kërkon bukurinë artistike të përsosura e formës, e cila limohet përherë e më shumë dhe te fjalët, shprehjet e figurat e zgjedhura.” thotë libri. E gjithë poezia japoneze sikurse edhe tanka, karakterizohet nga një lloj delikatese dhe dëlirësie. Metaforat dhe simbolet merren kryesisht nga natyra veçanërisht lulet. Lulet e kumbullës, të qershisë, kamelia, krizantema, të pishës. Ato përdoren si një kod. Libri shton, lulet e kumbullës simbolizojnë vajzën e re, nëse këto krahasohen me boren flitet për afrimin e dimrit, në të kundërtën për pranverën e hershme. Kamelia simbolizon gruan e dashur, krizantema e bardh dëlirësi, lulja e pishës dashurinë e shpërfillur. Lulet, bimët, malet, dukuritë natyrore janë tipare dallues bashkë me qartësinë, thjeshtësinë dhe shkurtësinë.

Lulet e kumbullës po lulëzojnë sot

I dashur mik, me to stolisemi eja,

me lulet e aq të bukura e të reja,

Lulet e kumbullës

po lulëzojnë sot.

Haiku

Nga Tanka rrjedh Haiku një formë edhe më e shkurtër dhe sintetike, vetë fjala ka lidhjen me prerjen. Me zhvillimin historik dhe social, kjo formë poetike u përhap ndër njerëzit e thjeshtë. Prandaj edhe metaforat janë më të gjalla, të afërta, aq sa ngacmon fantazinë duke e lënë pezull. Ndahet në vetëm 17 rrokje, 5 – 7 – 5

Lindje. Perëndim.

E keqja njëlloj kudo.

Era njëlloj të ftoh*.

*për shkak të përkthimit nuk është arritur që të jetë 17 rrokëshe

Sedoka

Sedoka është një lloj tanka në formë dialogu midis vajzës dhe djalit. Kjo formë më duket magjepsëse, pasi zakonisht bëhej nga dy poetë. Ndaheshin në gjashtë vargje në dy strofa. Strofa e parë përsëritet tek e dyta.
Një koleksion i çmuar, një lexim pranveror që të çon larg në botën aziatike dhe të sjell afër një stil poetik të admirueshëm.

Bleta

Puhia pas shtrëngatës së fuqishme
lëkund rrogozin e varur në çati.
Dhoma përbrenda errësohet
dhe mbretëron, për pak, freskia.
Penelin marr të shkruaj,
po kryet ngre dhe dëgjoj shiun, që bie.
Mbi fijen e letrës, kur rrëshqet peneli,
një bletë qenka ulur – s’di se kur.
Bletë hirplotë! Jetëza jote varet nga një pe.
Prej se është pluhuri i artë mbi trupin tënd?
Prej çfarë poleni?
E lashë bletën të ecë lirisht mbi shkrimin tim.
Të ngjashme me lulet e thara.
E lashë bletën të ecë lirisht
Të kërkojë ç’ka mbetur nga pranvera.

Poezitë dhe informacionet janë marrë nga libri Poezi Japoneze – 1990

This Post Has 4 Comments

  1. Haikusoul

    Sa postim i bukur, pranveror, frymezues. Te falenderoj Noa!
    Po ashtu, nga Petraq Kolevica kam lexuar dhe nje liber te mrekullueshem te shkruar prej tij, “Varri i fshehte”. Tani do te kerkoj ne librari kete liber me perkthime te poezive japoneze.

    1. Noa

      Kënaqësi të çmohet prej teje, do të gjej librin e këshilluar, të lutem vazhdo edhe ti me haiku të tua kaq të bukura!

  2. Vito

    ♥️🌷♥️

Leave a Reply to Haikusoul Cancel reply