You are currently viewing Nga shezlongu

Nga shezlongu

Nga shezlongu im, bëj sikur lexoj, hedh sytë drejt bregut dhe më tej…

Djemtë u rrinë pranë vajzave që kanë frikë të notojnë. Atyre që kanë tmerr leshterikun. I përqafojnë, u ngjiten pas ndërsa ulërasin prej dallgave të papërfillshme në breg. Djemtë, lozin trimash duke i shpetuar me guxim ndërsa mbyten në një gotë ujë. Ato vazhdojnë të klithin, shohin detin vëngërr dhe zhyten në krahë të tyre. Ngatërrohen tek këmbët algat e gjelbërta. Cubat të fuqishëm veprojnë kundër çdo mikro-krijesë ujore. Ato në mirënjohje ngulin thonjtë në shpatullat e tyre të plota e prapë ulërasin. Djemtë, u rrinë pranë vajzave që kanë frikë për t’u ndjerë më të guximshëm? Në ëndërr shohin sirena përfundojnë me pata.

grayscale photo of woman
Photo by Oliver Sjöström on Pexels.com

Pastaj… janë vajzat që dinë not. Ato, nga peshqiri ngrihen në heshtje, në det hyjnë vetëm. Në breg nuk rrinë dot. Shkojnë thellë. Nuk të detyrojnë t’i shkosh pas, kurrësesi rrinë cekët. Po të duash i ndjek, nëse do, të lejojnë t’i kalosh me not, të dhurojnë lirinë të notosh vetëm. Atyre leshteriku, u bëhet byzyluk. Nëse afrohesh flokët e tyre të lirshme të përkdhelin. Ato, e çajnë detin vetë, nuk pllaquriten në bregdet*. Zhduken, në shkëlqimin e tij. Djemtë i gjejnë sirenat por i ngatërrojnë me përbindshat.

I fitojnë vetëm ata që notojnë vetë thellë…

*Asgjë personale me ata që nuk dinë not.

Lexo edhe Tek liqeni

Banner

This Post Has One Comment

  1. Dorispaintbrushes

    👏👏👏👏👏

Leave a Reply to Dorispaintbrushes Cancel reply