You are currently viewing Mos na shani nga kafja!

Mos na shani nga kafja!

  • Post author:
  • Post category:Blog
  • Post comments:8 Comments

Fillon avazi i pushimeve të emigrantëve, kthehen të gjithë “të lumtur” në Shqipëri.Mirë se të na vijnë, se u dogjën nga malli … mirë se të na vijnë.

Po këtu nuk rrihet, këtu nuk hahet, nuk jetohet e tërci e vërci. Këtu rrihet veç kafeneve…

Po pse edhe këtë luks 60 lekësh doni të na hiqni!? Edhe këtë dozë të vetme të lirë kënaqësie doni të gjykoni!?

E po, e di është çudi. Ju jeni në punë, jeni të zënë, jetoni nëpër Evropë e ju sheh syri lloj-lloj gjërash …

Ndërsa neve ndërkohë na mbeti kafja gjithë këto vite. U detyruam ta bëjmë ves, plastë mëlçia, por kënaqemi.

Kafenetë plot janë me njerëz që përtojnë por edhe që punojnë. A e kujton çdo të thotë të jesh pa punë? Edhe në paç një, ku do të shkosh tjetër, çfarë aktiviteti a synimi? Kafja në Shqipëri është një mrekulli e vogël e përditshme. Në kafe njerëzit mposhtin vetmin, disave u duket vetja jashtë mureve të dëshpërimit.

Eh, ku e di ti që për disa është i vetmi vend paqeje për t’u menduar pak, se në shtëpi ka vetëm zhurmë e njerëz pa fund. I vetmi vend ku ke Wi-Fi se të mbaroi oferta. I vetmi vend i ngrohtë apo i freskët ku ta kalosh stinën. Në kafe studiojmë, takojmë miq, bëhet si zyrë dhe vend romantik. Dhe ti emigrant plotësisht i integruar vjen e na shan nga kafja!?

Na shan nga suksesi më i madh i qyteteve tona? Atje ku të sheh syri jetë, rini e pleqëri të mbarë!?

Kështu pra, na pëlqen të harxhojmë ca orë në një kafe, se ne dimë të bëjmë muhabet, akoma.

Në Tiranën tonë kafja është fillimi dhe përfundimi i çdo bisede. Aty ndalim kohën për ca minuta, ose orë…ç’rëndësi ka? Në faktë ta shtysh një filxhan për një orë do një çik talent. Talent i lindur që kërkon shumë praktikë. Aroma e kafesë ka aromën e miqësisë, ka shijen e ujdive. Kafja pihet me shumë por të ngjit veç me disa. Rituali i përditshëm do kohën e vet. Ndalohet nxitimi, unë e urrej, e dua kafen. Kafja ka shije takimesh dashurie. Kafja ka nxehtësinë e polemikave, aty qahen hallet, zgjidhen ose harrohen.

Aroma e kafesë ka aromën e miqësisë. Ka shijen e ujdive. – Hajdeseflasim

Mirë se t’na vini por nga kafja mos na shani!

Picture Credit: VisitTirana.com

This Post Has 8 Comments

  1. Erisa

    Hahha me siguri kete e ke shkruar ndersa ke qene ne ndonje kafene!!.😁 shume nice.

    1. Noa

      si shumë shpesh

  2. Tani

    O Noa, sa na ke bo me qesh😀😀… As t’mos bojn gafe t’na shajn nga kafja💪☕️☕️

    1. editor

      Jo po ta din! Me vjen mire qe vazhdoj te zbavis ;p

  3. Gerald

    E bukur 😊
    Ti ja u bledh emigranteve😂

    1. editor

      Jo të shkretet boll halle kanë …

  4. Ana

    Hahahaha sa kam.qeshur”plastë mëlçia por kënaqemi” 😀😀. Po si të na shajnë nga kafja ne shyqyr që e kemi këtë”ves”. Shumë e bukurt dhe e fortë kjo. Do ua dërgoj miqve që presim të vinë nga jashtë këtë vit 😉

    1. editor

      Më vjen mirë që qeshe, se mos të marrin inat … po tregoja gjithsesi!

Leave a Reply to editor Cancel reply