You are currently viewing Me  rradhë

Me rradhë

Nëse thua për herë  Jo, do të grumbullosh negativitet. Përvojat të reja, njerëzit, shoqeritë e reja, situata të reja do të rrallohen. Nëse fillon të thuash Jo  do të mësohet goja … do ta thuash edhe kur dëshiron të thuash po. Ftesat do të rrallohen, vizitat, përshëndetjet. Shpejt do të kesh të shkruar në ballë Jo-në. Pyetjet do të rrallohen se do ta lexojnë mohimin qartë.

Nëse thua për herë Po, do të sfilitesh. Do të ta hanë shpirtin njerëzit përfitues, ngjitës, qylaxhinj, nevojtarët profesionistë. Ata do të shpeshtohen rreth teje. Nëse thua veç Po, do ta çosh pozitivitetin dëm. Do të hanë energjinë që ty të duhet për të jetuar … e do ta vjellin pa të keq jo më larg se një hap teje.

Të dyja janë fjalë të mira. Të dyja janë “pozitive ” nëse mëson ti thuash me rradhë… një herë njëra një herë tjetra.

This Post Has 2 Comments

  1. Geraldo

    Kjo esht e bukur dhe fjalet jan fiks! 👏

    1. editor

      E bukur … jo e lehte per ta bere …

Leave a Reply to Geraldo Cancel reply