You are currently viewing Le të skuqen faqet

Le të skuqen faqet

Ndonjëherë, të paktën. Ne gjithnjë të mbajtura, të lyera, me makeup të përsosur. Studiojmë tiparet tona, si kirurgë apo balsamosës?

Në fakt çfarë na bën të ngjajmë vërtet bukur janë emocionet që shprehim me fytyrën. Për shembull, e skuqura në faqe. Eh po, të kujtohet? Ajo nxehtësi e lehtë që rritej nga brenda dhe rezatonte lehtë në fytyrë? Nga një kompliment, një fjalë e mirë, vëmendja e dikujt? Një shikim, një mendim. Kaq mjaftonte, ca më shumë e ca më pak.

Beson se ka akoma femra që dinë të skuqen?

Ndoshta dhe ka. Po mjerisht bëhemi të ashpra për t’u treguar të forta. Nuk duam të tregohemi të ndjeshme sikur të ishte faj. Hiqemi lëkurshollë. Çudi, që të mbrojmë cipën, hiqemi të pacipë.

Disa ankohen se skuqen. Nuk e dinë sa bukur ngjajnë. Tregojnë se pas asaj fytyre ka akoma gjak, emocion, ndrojtje, dinjitet. Pas asaj pamjeje shpesh të bukur është një tru që mendon, reagon.

Le të skuqemi nganjëherë. T’ia lemë këtë privilegj atij që na bën një kompliment, na përgëzon, na uron. T’ia lemë këtë kënaqësi, të shohin të gjithë që pas bukurisë ka prap bukuri.

This Post Has 2 Comments

  1. Aleks

    Skuqja,kjo gje qe me ka ndodhur gjate periudhes ne gjimnaz,kur me shikonte ndonje goc apo kur me shikonte ajo qe Kisha fiksim,dhe kur ngrihesha ne mesim Kisha problem se po te me shikonin te tjeret un skuqesha,vajzat sot ne fakt nuk skuqen,por ajo ndjesi ai siklet kur te rritet temperatura ne faqe dhe fillon djersit,dhe kur nxjere fjalet nuk kuptohen 🤣🤣,booo sa inat e kam pasur veten ne ate kohe, dhe Tani kuqem pak por prap nuk e kam sikur atehere

  2. Geraldo

    👏👏☺☺

Leave a Reply to Aleks Cancel reply