You are currently viewing Ka nga ata që të duan

Ka nga ata që të duan

Ka nga ata që të duan vetëm kur je mirë. Të afrohen gëzueshëm, shqyejnë sytë drejt pasurisë tënde, gëzimit apo lavdisë tënde sado modeste të jetë. Ata e zmadhojnë atë me shpresë që ti dalë mjaftueshëm edhe atyre. U pëlqen hija jote e bukur, sikur vjedhin prej saj. E fshehin lugën e tyre pas buzëqeshjeve dhe lajkave, sapo kthehesh e mbushin plot që të ngopen babëzisht. Kur je keq ata largohen…

Ka nga ata që të duan vetëm kur je keq. Soj më i frikshëm ky, me një sjellje të sëmurë. Ata të afrohen mëshirueshëm, ngjyejnë bukën në dhembjen tënde. Hanë kafshata nga halli yt, kënaqen me lëngun e lotëve të tua. Halli yt i bën të ndihen rehat me fatkeqësitë e tyre. Sikur ndihen të domosdoshëm. Fryhen me dështimet dhe vuajtjet e tua si këpushat në mish. Kur je mirë nuk e durojnë dot dhe largohen …

Ka nga ata që të duan siç je, të duan se të njohin mirë. Të besojnë edhe nëse nuk të kuptojnë gjithmonë. Janë të rrallë. Janë pranë teje edhe kur janë larg. Janë miq edhe kur nuk duken shumë. Nuk kanë frikë të gëzojnë arritjet me ty, nuk kanë frikë të të ngushëllojnë në mjerim. Janë një përqafim i përhershëm, nuk largohen …ama janë pak.

This Post Has 10 Comments

  1. Shpresa gjana

    Fantastike në çdo gërmë…..fjalë……klndvështrim sa realist aq dhe i bukur.
    Përgëzime zemër.

  2. Miranda

    Me kenaqe…

    1. Noa

      Më vjen mirë, që ju pëlqejnë!

  3. Dorispaintbrushes

    Më pëlqeu çdo fjalë….sidomos, ‘Të besojnë edhe nëse nuk kuptojnë gjithmonë”….shpesh kaq duhet 😊 💮

  4. Dajana

    Eshte e veshtire nganjehere te shprehesh ate qe ndien. Por kur lexon shkrimet e tua perfshihesh shpirterisht. Shpesh e gjejme veten aty. Te pergezoj per keto shkrime dhe presim akoma….

    1. Noa

      Kjo më kënaq shumë, faleminderit!

  5. Matilda Boerner

    E kam lexuar dhe rilexuar, më pëlqen jashtëzakonisht shumë…çdo fjalë është e vërtet, por askush nuk mund ta shprehi kaq bukur sa ti!

    1. Noa

      Më vjen mirë që e shijove… Të falënderoj

  6. Eva

    👏👏👏👏 Komplimenti eshte shume pak per ty!!

    1. Noa

      faleminderit e dashur e vlerësoj

Leave a Reply to Eva Cancel reply