You are currently viewing Drejt botimit – Instagrami

Drejt botimit – Instagrami

Kur me në fund vendosa të ndaja ndonjë shkrim tek Blogu dhe Instagrami, hipa një shilarësit të tmerrshëm. Një ditë isha e sigurt se ia vlente ditën tjetër doja të mbyllja gjithçka. Gjithsesi nuk jam pishman, sepse deri më sot ka qenë një mënyrë për të kuptuar dhe më mirë natyrën njerëzore. Besoj se rrjeti social në epokën që po jetoj është një mënyrë e mirë për të testuar nëse shkrimet kanë apo jo qasje të mirë tek njerëzit. Paragjykimi se rrjetet sociale janë të rëndomta, dhe se aty nuk gjen lexues të mirëfilltë, më duket pak i kaluar si mendim, pasi unë vet kam gjetur faqe interesante dhe me vlerë. Televizori nuk mendoj se është më pak i rëndomtë, pra çdo gjë varet nga përdorimi dhe argumenti. Të jesh një Igwriter ose një shkrimtar Instagrami gati-gati duket një e sharë, sikur i përkasin një nën-bote. Ata që përndryshe që menjëherë kanë mundësinë të botojnë dhe të thyejnë tregun, jo ata janë ndryshe.

Në fakt, poetët, artistët gjithmonë kanë bredhur në qoshe të panjohura dhe shpesh jo më të shndrindshmet… Lavdia e artistëve mjerisht vjen vetëm pas vdekjes, e cila ndodh në varfëri dhe vetmi.

Le ta ndryshojmë pak këtë traditë të trishtueshme, nëse je një poet i ndrojtur, provo dhe vazhdo të  shprehesh në nën-botën e internetit. Rrjeti ka një lloj energjie teknike që quhen hashtags, por që në fakt afron në poezi dhe art shumë njerëz që kanë nevojë të qëndrojnë pranë të paktën virtualisht. Në Instagram, ndryshe nga bota jo- virtuale, nuk të duhet të presësh derisa të botosh që të kuptosh nëse arti yt arrin tek tjetri dhe si, nëse pëlqehet, kritikohet. Kjo është për mua diçka pozitive, të mëson se nuk mund tu pëlqesh të gjithëve. Gjithashtu, hap sytë,shumë dinë të japin mend por jo të gjithë janë një “mik që ta do të mirën”, ose nuk çmojnë atë që bën a priori.

Nëse je artist, poet apo ke një talent të lidhur me artin, të lutem ndaje me ne! Ndaje me nën-botën! Ndaje me njerëzit si ty! Mos prit të pasurohesh, por do të marrësh shumë gjithsesi! Çmoje atë pjesë tënde si një thesar të vërtetë, nëse nuk e bën ti nuk mund ta bëj askush tjetër! Jam e sigurt se do të gjesh disa persona që do ta çmojnë! Hierarkitë artistike që gjykojnë se çfarë është e bukur apo jo, kanë dhënë çmime dhe kanë ngritur galeri për banane në mur… Jam e sigurt se mund të bëjmë edhe më shumë se kaq!

Përdore mirë rrjetin social!

Lufto gabimet ashpërsisht e di është e vështirë, por ia vlen!

Mëso nga të tjerët!

Puno fort!

Shiko gjithashtu Drejt botimit – Blog

Picture by – Fshat e Zanat

This Post Has One Comment

  1. Vitus

    🌹💐🌹 veramente utile ed apprezzabile.

Leave a Reply to Vitus Cancel reply