You are currently viewing Drejt botimit – Blog

Drejt botimit – Blog

  • Post author:
  • Post category:Blog
  • Post comments:1 Comment

Shkrova një libër aq të bukur sa telefoni nuk pushonte, shtëpitë botuese mbajtën radhë për ta botuar. Çova materialin tek disa, menaxherët u grinden me njeri-tjetrin derisa zgjodha kush do ta botonte. Libri është i përsosur, me kopertinë të fortë dhe me ilustrime të bëra nga artistët më të mirë, çdo librari në vend e ka në vitrinë… Pastaj rashë nga krevati! Jo,
nuk jemi më në këtë epokë!! Kjo (ndoshta) u ndodh vetëm shkrimtarëve të afirmuar. Ne anonimët, amatorët, të panjohurit, të ndrojturit që endemi si në një limbo artistik ndrydhje, na duhet pak më shumë punë.
Zgjedhja për të hapur një blog është një test i mirë. Të shkruaj në blog më pëlqen jashtë mase, ndërtimi i tij, si koncept dhe mirëmbajtja kërkon shumë kohë, por më jep shumë kënaqësi.
Mendoj së kush vërtet ka pasion shkrimin duhet të fillojë me një blog. Do t’i japë mundësinë të krijoj një stil të vetin, një grup audience dhe një farë përvoje personale. Pengesa e njerëzve që shkruajnë por edhe shkrimtareve të një kalibri profesional është së janë shumë larg teknologjisë apo web-it. Për mua kjo, ndonëse e dashuruar pas librit dhe stilit klasik, ka nevoje për të ndryshuar. Shumë libra poezish për shembull nuk arrijnë tek lexuesi sepse as nuk e dimë që ekzistojnë!!
Një blog i rregullt, i mirëmbajtur që përfaqëson stilin, mesazhin apo thjesht prezanton botimin është i domosdoshëm.
Ka plot opsione falas për ta filluar këtë proces. Gjithë frikë, mendova, fundja nuk humbas gjë. Të botosh një libër pa qasje në rrjet mund të na vër nën presion të panevojshëm, ne mos të pamundur për ta prezantuar.
Një blog i mbështetur nga një rrjet social ishte hapi i parë drejt librit për mua, në të do të shtoja përkushtim dhe dashuri…

Pic by Blerta Panci

This Post Has One Comment

  1. dorispaintbrushes

    👍👍👍👍

Leave a Reply to dorispaintbrushes Cancel reply